“Kandidati/ja për Kryetar”, a po e paralajmëron Ganimete Musliu kandidaturën e mundshme të Xhavit Halitit?

11:38 | 25 Qershor 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi me deputetët e kësaj partie, Xhavit Haliti, Elmi Reçica e Bajrush Xhemajli.

Mbi fotografinë e publikuar, ajo ka shkruar vetëm kaq: “Kandidati/ja për Kryetar”.

PDK-ja ka marrë vendim që me 3 korrik t’i mbaje zgjedhjet e brendshme për ta zgjedhur kryetarin e ri.

Enver Hoxhaj, që deri tani e ka ushtruar detyrën e kryetarit, dje dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Deri më tani nuk ka asnjë shpallje zyrtare të kandidaturave, por Hoxhaj mund të jetë njëri nga kandidatët. Ndërkohë, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk do të kandidojë për ta marrë drejtimin e partisë, pjesë e së cilës nuk ishte aktivisht për një kohë.

Komento: