Kandidatura e për kryeministër vjen nga Kadri Veseli

21:28 | 02 January 2019

Ka nisur kandidaturat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nacionale, të cilat nuk dihet nëse do të mbahen sivjet.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është i pari që ka shpall kandidaturën për kryeministër.

Veseli në një intervistë për lajmi net ndër të tjera ka folur edhe për kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Veseli fillimisht është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e vendos se kush do të jetë kandidat dhe se synimi i tij është të fitoj brenda partisë që të vazhdoj të jetë kryetar.

“Partia Demokratike e Kosovës vendos, njëherë duhet të fitoj të jem kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ndihem i privilegjuar që jam kryetar i kësaj partie dhe synoj të jem krytar i PDK-së, ndoshta është hera e parë që po e bëj publike dhe natyrshëm unë pretendoj të dal para qytetarëve të mij me ofertën ‘muj, di, du me e ndërru këtë vend’, për hir të interesit të qytetarëve, pra kjo nënkupton që synoj kryeministrin”, tha Veseli në intervistën për lajmi.net.

Ai gjithashtu është shprehur se e di saktësisht se çfarë duhet të bëhet që të ndryshohet dhe të transformohet Kosova dhe të drejtohet atje ku të gjithë qytetarët duan.

“Mua më ngushton kur thua a don veç karrigë, unë jam aty ku është interesi i vendit, por besoj me këto sfidat të cilat po i zhvillojmë ta çojmë deri në fund këtë mandat, e natyrshëm jo se mendoj, por mendoj fuqishëm që mund të bëjë shumë mirë për çdo qytetar të RKS, e di saktësisht çfarë duhet të bëj ta transformoj këtë vend, cili është vizioni me e transformu me e modernizu këtë vend, me e çu atje ku e dojnë qytetarët tonë”, tha Veseli.

Ai në këtë intervistë për lajmi.net ka folur për gjëra të ndryshme si gjendja brenda Partisë Demokratike të Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ministrat e PDK-së dhe të tjera.

Komento: