Kandidatura për kryeministër, sot dita ‘D” për LDK-në

09:27 | 30 Dhjetor 2020

Kosova pritet t’i organizojë zgjedhjet e jashtëzakonshme në fillim të vitit 2021.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thirrur sot në takim kryesin e partisë me fillim prej orës 14:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër ka bërë të ditur anëtari i kryesisë, Selim Kryeziu.

“Takimi është thirrur për në orën 14:00. S’ka ndonjë pikë të veçantë. Unë mendoj dhe shpresoj të caktohet. Kam kërkuar edhe në mbledhjen e kaluar të mos vonohemi në këtë drejtim”, ka thënë Kryeziu për Express.

Të shtunën e javës së kaluar kryesia e LDK-së ka mbajtur takim mirëpo gjatë këtij takimi anëtar të partisë patën thënë se emri i kandidatit do të vendoset shumë shpejt.

Deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër, me Enver Hoxhajn. Lëvizja Vetëvendosje, pritet që të dal me liderin e partisë, Albin Kurtin. /ORAinfo/

Komento: