Kane bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premier Leagues.
Harry Kane me golin që shënoi në fitoren e Tottenhamit ndaj Crystal Palace, u bë lojtari i dytë në Premier League për më shumë gola të shënuar.
Kane tani ka 209 gola në Premier League, e kaloi Wayne Rooney, i cili deri më tash kishte 208.
Ndërkohë është Alan Shearer, i cili ka më së shumti gola – 260.
Pavarësisht formës jo të mirë të Spurs, Kane ka shënuar 26 gola këtë sezon, nëntë më pak se Erling Haaland, i cili është në vendin e parë.
Tottenhami me këtë fitore mbetet në vendin e gjashtë me 57 pikë, pas 35 ndeshjeve.