
Julian Nagelsmann, ka pranuar se çmimi i Harry Kane e bën të pamundur një lëvizje të mundshme nga Bayern Munich.
Kampionët e Bundesligës së fundmi humbën Robert Lewandowski nga Barcelona dhe janë në kërkim të një sulmuesi të ri, megjithëse ata nënshkruan me sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane më herët në dritaren e transferimit, përcjell ORAinfo.

Kane është një emër që është shfaqur në lidhje me Bayernin – shefi ekzekutiv Oliver Kahn madje e quajti anglezin një ‘ëndërr për të ardhmen’ por trajneri Nagelsmann i ka hedhur poshtë fjalët për një lëvizje që do të ndodhë së shpejti./ORAinfo/