Kanë tre fëmijë bashkë, kush është gruaja që Putin e mban të fshehur nga e gjithë bota

12:56 | 04 March 2022

Kush është gruaja që Vladimir Putin e mban të fshehur nga e gjithë bota

Në një kohë kur vëmendja e të gjithë botës është kthyer nga Ukraina dhe Rusia, Vladimir Putin është në qendër të të gjitha kritikave, thashethemeve dhe ”urrejtjes” së botës perëndimore. Së fundmi vëmendja është kthyer te jeta e tij private, që nga mënyra se si u rrit e që ndikoi më pas në formimin e karakterit dhe personalitetit të presidentit rus, por edhe në marrëdhënien që ai është përfolur prej vitesh.

Gjimnastja ritmike, fituese e medaljes së artë olimpike, Alina Kabaeva, përflitet se është gruaja që fshihet pas “përbindëshit” që shkaktoi luftën. Ajo bëri një deklaratë të rrallë publike në vitin 2021 pas ‘zhdukjes’ nga jeta publike, fill pas raportimeve se kishte lindur jem binjakë në klinikën e maternitetit Kulakov të Moskës në vitin 2019. Ndërkohë që ajo ka edhe një vajzë 7 vjeç, që ka lindur në 2015-n.

Dy vjet e gjysmë pasi u pa për herë të fundit në publik, Kabaeva i dërgoi një mesazh mbështetjeje ekipit të gjimnastikës së grave të Rusisë, në të cilin tha se ishin gati dhe të vendosur për të fituar për vendin e tyre. Kabaeva, tani 38 vjeç, fitoi medaljen e bronztë në lojërat Olimpike 2000 në Sidney, duke u përmirësuar në të artë në të njëjtën kategori në lojërat e Athinës 2004.

Ajo ka qenë e fejuar me policin David Museliani deri në 2005-n, por vitet e fundit është përfolur se është partnerja afatgjatë e Putinit, dhe se ka pasur tre fëmijë me të në 7 vitet e fundit. Sigurisht që aludime të tilla janë të pamundura për t’u verifikuar me Kremlinin, por sipas ”Spectator” ,një medium u mbyll në Moskë, sepse e përshkruan atë në 2008-n si dashnoren e tij, gjithçka është e vërtetë.

Kabaeva fitoi gjithsej 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 21 medalje të Kampionatit Evropian gjatë karrierës së saj vezulluese dhe ishte një mbajtëse e pishtarit në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit 2014.

Si e ka komentuar Putin këtë marrëdhënie?

Vetë Presidenti Vladimir Putin ka thënë më parë: “Unë kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Ajo duhet respektuar.”

Udhëheqësi rus ka një interes të madh për sportet, pasi është parë duke luajtur hokej mbi akull dhe futboll në të kaluarën, dhe thuhet se i kushton dy orë në ditë aktivitetit fizik. Putin, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 1999 deri në vitin 2008 – dhe përsëri që nga viti 2012 pas një periudhe si kryeministër, u martua për herë të parë në vitin 1983. Ish-agjenti i KGB-së u lidhi kurorë me Lyudmila Shkrebneva dhe ata jetuan së bashku në Gjermaninë Lindore nga 1985 deri në 1990.

Ata kishin dy vajza së bashku, Mariya Putina e lindur në Leningrad në 1985-n, si dhe Yekaterina Putina, e cila lindi në Dresden një vit më vonë. Ata e bënë publik divorcin e tyre pas 30 vitesh martesë në vitin 2014, divorc të cilin Putinin e komentoi:

“Ishte një vendim i përbashkët: ne nuk e shohim më njëri-tjetrin si partnerë, secili prej nesh ka jetën e tij”.

Komento: