Kane zyrtarizohet të Bayerni, qysh sot mund ta fitojë trofeun e parë

10:45 | 12 August 2023

Harry Kane e ka nënshkruar kontratën me Bayernin, pasi ka kompletuar testet mjekësore.

Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2027.

Sulmuesi anglez u transferua te gjiganti gjerman nga Tottenhami për shifrën e 100 milionë eurove plus 20 të tjera në bonuse.

Kane mund të fitojë qysh sot trofeun e parë në karrierë, pasi Bayerni do të ballafaqohet me Leipzigun në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

Kujtojmë, që ai akoma nuk ka fituar asnjë të tillë, dhe sot mund ta nis mbarë nëse klubi gjerman arrin ta përfshijë në ekip.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Komento: