Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarit Sllobodan Jovanoviq dhe Zoran Jovanoviq, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Kanosje’’.
Sipas Prokurorisw ekziston dyshimi i bazuar se, më 3 dhjetor në oborrin e kishës ortodokse, në fshatin Gërnqar, të dyshuarit kanë kanosur seriozisht me fjalë kryetarin e komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, në atë mënyrë që derisa ai kishte shkuar në kishë, i dyshuari Sllobodan Jovanoviq, në gjendje të dehur dhe në prezencë të policisë, fillimisht e fyen, pastaj edhe e kanos me fjalë se do ta mbys, me ç’rast aty ndërhyn edhe i dyshuari tjetër, i cili po ashtu e fyen dhe kërcënon me fjalë të dëmtuarin.
Të njëjtit kanë ndërmarrë këto veprime, me pretekst se i dëmtuari e kishte larguar nga puna dhe i kishte ndërprerë asistencën sociale të pandehurit Sllobodan Jovanoviq.
Gjithashtu, brenda afatit ligjor, me qëllim të sigurimit të të pandehurve në procedurë penale, ndaj tyre është ushtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, në Gjykatën kompentente në Gjilan.