Kanoset një burrë me armë zjarri në Prishtinë

08:55 | 21 Janar 2024
kanoset-nje-burre-me-arme-zjarri-ne-prishtine

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka kanosur me armë zjarri një burrë tjetër,

Njësia policore, gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë me gaz.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 20.01.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Njësitet policore, gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e tipit Zoraki me karikator dhe 3-fishekë me gas. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton raporti i policisë.

Komento: