Kanoset një polic në Mitrovicën e veriut, një person deshi ta godasë me veturë

08:41 | 21 Dhjetor 2023
kanoset-nje-polic-ne-mitrovicen-e-veriut,-nje-person-deshi-ta-godase-me-veture

Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se është kanosur nga një person i panjohur.

Sipas policisë, ky person ka tentuar që ta godasë me veturë dhe se gjatë tentimit ai e ka goditur veturën e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë Veri 19.12.2023 – 23:34. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar policor, ka informuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtar të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Komento: