Kanosi Policinë, arrestohet një person në Fushë Kosovë

11:03 | 18 Mars 2024
kanosi-policine,-arrestohet-nje-person-ne-fushe-kosove

Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmë në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit policor, i njëjti është arrestuar pasi kishte kanosur me armë zyrtarët policor, njofton FrontOnline

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 17.03.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Komento: