Arrestohet një burrë në Prishtinë, kanosi vajzën me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.
Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka kanosur vajzën me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.
Sipas viktimës i dyshuari edhe më parë e ka kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari edhe më parë e ka kanosur dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.