
Sot në Shtime është raportuar për “Pengim në procesin e votimit”. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V.”, tha ai.
Veseli po ashtu njoftoi se hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Pengim në procesin e votimit” ndaj B. V., i cili është në kërkim policor./RTV21