Kante nuk e mendon largimin nga Chelsea.
Mesfushori francez kërkohej nga Interi e Reali, por e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me “Stamford Bridge”
N’Golo Kante nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.
Për këtë siguron mediumi francez “Le10 Sport”.
Kampioni i botës me Francën gjatë verës që shkoi lidhej me një kalim të mundshëm në Inter ose në Real Madrid.
Mirëpo, duket se ai është i lumtur dhe i gatshëm të qëndrojë në “Stamford Bridge” për një kohë të gjatë.
Trajneri Frank Lampard është i gatshëm t’ia garantojë atij një vend titullari në Londër.
Kante ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë viteve të fundit.