Kante po transferohet te gjiganti i Serie A

13:29 | 17 Nëntor 2022

Kante do të largohet nga Chelsea për në Serie A.

Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante do të largohet nga ekipi londinez.

Kante ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2023, dhe duket se nuk do ta vazhdojë më tej.

Sipas raportimit të ‘La Repubblica’, N’Golo Kante do të largohet nga klubi verën e ardhshme dhe do të mendojë për një kalim në Serie A, përcjell lajmi.

Interesim për të nga liga italiane kanë shfaqur Inter dhe Juventus.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi final i mesfushorit francez.

Komento: