Kaos me koronavirus te skuadra e Bayernit

18:38 | 22 October 2020

Është bërë ‘kaos’ me koronavirus te skuadra e Bayernit.

Alarm i koronavirusit te skuadra e Bayern Munich.

Pas Serge Gnabry, një tjetër rast pozitiv ka dalë te skuadra gjermane. Fizioterapisti Gianni Bianchi është infektuar me COVID-19, shkruan Bild.

Ende nuk dihet nëse Gnabry ka pasë kontakt me fizioterapistin, apo ky i fundit ia ka përcjellur lojtarit gjerman.

Çuditërisht, siç shkruan Bild, Gnabry në testin e fundit të kryer dje ka rezultuar negativ. Ai doli pozitiv vetëm dy ditë më herët.

Nëse Bianchi konfirmohet si pozitiv nga klubi, kjo mund të ketë një ndikim të madh në kampionët evropianë.

Si fizioterapist, ai është shumë afër ekipit dhe i trajton lojtarët në kontakt të drejtpërdrejtë. Bianchi nuk ishte në ndeshjen në shtëpi të Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madrid.

Komento: