Kaos në Aeroportin e Prishtinës, nga e hëna pritet të mos realizohet asnjë fluturim

12:29 | 13 Shkurt 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të futët në kolaps total nga dita e hënë e javës së ardhshme.

Aty pritet që të mos realizohet asnjë fluturim për shkak se punëtorët e Kontrollorëve të Trafikut Ajror kanë paralajmëruar grevë 24 orëshe nga dita e hënë, shkruna ORAinfo.

Ata edhe ditën e sotme ka mbajtur grevë njëorëshe për të kundërshtuar përfshirjen e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror në ligjin për pagat.

Ndërkohë, ditën e nesërme kanë paralajmëruar se do të mbajnë grevë 4 orë, për të vazhduar ditën e premte me grevë nga ora 8-16, derisa të shtunën në grevë do të jenë nga ora 08:00 – 20.00.

Greva do të pezullohet vetëm ditën e diel për nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, dhe do të vazhdojë ditën e hënë me grevë 24-orëshe.

Nëse edhe pas këtyre grevave nuk do të merret diçka sindikatat thonë se do të vazhdojnë me greva të tjera.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Kontrollit Ajror, Kushtrim Fazliu ka thënë për ORAinfo se beson se kërkesa e tyre do të shqyrtohet.

“Ne sot fillimisht fillojmë me grevë një orë, pastaj nesër e vazhdojmë me 4 orë e kështu me radhë deri me datën 18 që fillon greva 24 orë. Ne besojmë që do të reflektojnë dhe presidenti do të kthen ligjin në Parlament, por nëse nuk e kthejnë do të vazhdojmë kështu besoj”, tha ai.

Në një njoftim të mëhershëm të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror thuhet se përfshirja e Agjencisë në ligjin për paga është në kundërshtim me praktikat e Komisionit Evropian për pavarësinë e Agjencive që menaxhojnë trafikun ajror, kur dihet mirëfilli së të hyrat e tyre gjenerohen nga shërbimet e navigimit ajror që u ofrohen kompanive ajrore. /ORAinfo/

Komento: