Bora mbulon disa pjesë të Gjermanisë dhe Kroacisë, shkaktohet kaos në trafik.
Gjermania Jugperëndimore është mbuluar nga trashësia e borës deri në 20 centimetra, duke u shkaktuar kështu kaos trafiku dhe një sërë aksidentesh.
Në shtetin e Saarland, të prekura veçanërisht janë rrugët dhe disa makina rrëshqitën e më pas u aksidentuan.
Po ashtu, edhe kamionët kishin vështirësi të ngjiteshin në maje, disa prej tyre ngecën dhe me pas e bllokuan trafikun.
Shumë drejtues mjetesh ishin të mbingarkuar nga kushtet dhe policia kishte raportuar mbi 100 aksidente deri të shtunën në mëngjes.
Në Kroaci, ishte një histori e ngjashme. Disa rrugë duhej të mbylleshin, duke përfshirë një pjesë të autostradës kryesore Rijekë-Zagreb.
Në Dubrovnik, borëpastruesit ishin në punë duke pastruar rrugët, por për fat të mirë nuk u raportuan aksidente të mëdha.