Kaosi në kryeqytet, ja kur rikthehet funizimi me ujë

23:48 | 12 May 2019

Kryeqyteti sot është përballur me një kaos të vërtetë.

Banorët e tri lagjeve në Prishtinë ‘Lakrishte’, ‘Pejtoni’ dhe ‘Kalabrisë’ nga orët e para të mëngjesit sot kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Ekipet kanë dal në teren qysh në mëngjes dhe deri më tani nuk ka filluar akoma të kthehet uji, pasi një gyp ka pëlcitur dhe ka shkaktuar kaos në Prishtinë.

Zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku ka thënë për Indeksonline se furnizimi me ujë kthehet pas mesnate.

“Tani ekipet janë në përfundim të sanimit të defektit pas 17 ore pune pa ndërprerë. Në orën 23:30 fillon të mbushet sistemi, po derisa të stabilizohet rrjeti merr diku kohë prej dy orësh”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se ishte paralajmëruar se furnizimi me ujë do të kthehej në ora 18:00, e më pas edhe në ora 23:00, por pozicioni i papërshtatshëm i gypit që ka pëlcitur, e ka bërë të vështirë sanimin e problemit.

Komento: