Kapen 100 kg peshk të kontrabanduar në veri

17:07 | 04 August 2021

Policia kap 100 kg peshk të kontrabanduar në veri.

Policia ka kapur 100 kg peshk të kontrabanduar në veri të vendit.

Patrulla e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, mbrëmë rreth orës 03:20, në fshatin Sarpel të Leposaviqit ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar në të cilin është gjetur sasia e peshkut të kontrabanduar.

I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Kosovë përmes rrugëve alternative, shkruan Klankosova.tv.

Për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, derisa i dyshuari me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: