
Janë kapur 65 qese me substanca narkotike në Suharekë.
Policia e Kosovës ka prangosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 33 qese substanca narkotike në peshë 40.2 gramë dhe 32 qese me kokainë.
Po ashtu, janë konfiskuar edhe një telefon celular, dy çanta krahu dhe para kesh.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48-orë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, në ora 21.00, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.