Dy persona të nacionalitetit serb janë arrestuar gjatë ditës së sotme në parkingun e objektit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
KALLXO. com mëson se ata kanë qenë në një veturë me targa të Beogradit dhe kanë pretenduar se kanë humbur rrugën dhe janë duke e kërkuar ndërtesën e Postës.
Policia dhe FSK nuk e kanë konfirmuar këtë rast deri në momentin e publikimit të lajmit.
Ndryshe, nesër pritet t’u jipet drita e gjelbër pakos së projekligjeve që e bëjnë Kosovën me Ushtri.