Kapen hajnat që kryen grabitjen në Ferizaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kapen hajnat që kryen grabitjen në Ferizaj

16:13 | 01 Janar 2019

Policia e Kosovës ka dhënë një lajm të mirë në këtë fillim vit.

Policia e Kosovës ka filluar qysh në mëngjesin e 1 janarit aksionin për kapjen e autorëve që kanë plaçkitur në natën e vitit të ri argjendarinë në Ferizaj.

Policia me sukses ka arritur që të kryej bastisje në tri lokacione të ndryshme dhe ka shoqëruar për në stacionin policor tre persona të dyshuar në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë.

Sipas raportit të Policisë, dy persona të dyshuar e të maskuar kishin grabitur një sasi ari pasditen e së hënës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë ikjes kishin shtënë me armë zjarri dhe me forcë kishin marrë një veturë me të cilën gjatë ikjes kishin aksidentuar dy vetura.

Gjatë këtyre të shtënave është dëmtuar një veturë, kurse për fat të mirë nuk është raportuar për asnjë person të lënduar nga ky rast i grabitjes së armatosur, shkruan gazetametro.net.

Kujtojmë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë, policia thotë se rasti është duke u hetuar intensivisht.

Komento: