Duket se nervat e Marinës kanë arritur një cak të ri.
Mesa duket Luana Vjollca e ka vendosur që me pushimet e saj të çmendë të gjithë fansat, por ajo që po e vuan më shumë këtë fakt është motra e saj, Marina.
Një mori komentesh ka nisur midis dy motrave, pasi ajo la pushimet në dëborë me familjen për të shkuar drejt detit, me partnerin e saj.
Gjithçka nisi nga një koment i Marinës: “E ke block nga unë” dhe që prej asaj dite zënkat nuk kanë ndaluar.
Por, mesa duket nervat e Marinës kanë arritur një cak të ri:
“E teprove moooj” – shkruan motra në komente, ndërsa Luana ja kthen vetëm qeshura.
Ndërkohë shihet se tashmë në debat ka ndërhyrë edhe Jonida Shehu: “Seriozisht jam me @marina_vjollca e ke tepru”, ndërsa moderatorja i kthehet: “haahahah shpirt ti je me mua”.
Mendojmë që vajzat duhet t’i japin fund këtyre zënkave. Të paktën Luana nuk u tregua e tillë, kur Marina ishte në Amerikë me Getoarin.