Kapen keq në Kuvend Molliqaj e Konjufca: Glauku ka qenë një vit pjesë e SHIK-ut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kapen keq në Kuvend Molliqaj e Konjufca: Glauku ka qenë një vit pjesë e SHIK-ut

21:18 | 02 Shkurt 2019

Deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj, ka thënë se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut

Galuk Konjufca dhe Dardan Molliqaj janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. Molliqaj i ka thënë Konjufcës së ka qenë pjesë e SHIK-ut për një vit.

“S’di a e dini ju që Galuk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK-ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV-së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, ka thënë Molliqaj.

“Kur ka qenë Glauku në SHIK s’ka qenë në VV dhe unë s’e kam problem, por që s’e ka tregu se s’ka pas guximin me tregu. Mire është me kallxu një nja një që keni qenë në SHIK. Dua ta shoh edhe etikën edhe guximin edhe me pa a je gati me e pranu këtë gjë”.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Galuk Konjufca duke thënë se të gjitha këto janë shpifje.

“…i pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht: le të ofron fakte për shpifjet e tij”.

Debati mes dy deputetëve ka vazhduar edhe për çështjen e votave dhe sondazheve që janë bërë ndaj partive të tyre.

Konjufca ka thënë se PSD tani nuk ka më shumë se 2 për qind të votave. Sipas tij kohë më parë, sa Molliqaj ishte pjesë e VV kishte vet 50 mijë vota.

“ Ky Dardani, në VV i ka pas vet 50 mijë vota. Me qatë vota është bërë deputet”, ka thënë ai.

Kurse, Molliqaj ka thënë se për vota mund të flasin vetëm në zgjedhje.

Komento: