Kapet 21-vjeçari në Gjilan, po kërkohej për vrasje në tentativë

11:50 | 28 Prill 2026
kapet-21-vjecari-ne-gjilan,-po-kerkohej-per-vrasje-ne-tentative

Policia në Gjilan ka arrestuar një 21-vjeçar  me inicalet M.A, i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore.

Policia bën me dije se ai ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komento: