Kapet drogë në tri raste të ndara në burgun e Dubravës

10:56 | 18 Dhjetor 2025
Kapet drogë në tri raste të ndara në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike në burgun e Dubravës, në tri raste të ndara.

Më 28 nëntor rreth orës 17:45, policia ishte njoftuar se është hasur një qese me 0.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Më 13 dhjetor, po në orën 17:45, ishte raportuar se gjatë bastisjes së organizuar janë hasur pesë paketime me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 12 gramë.

Ndërsa rasti i fundit është evidentuar më 15 dhjetor rreth orës 14:25, ku gjatë bastisjes së organizuar janë hasur pesë paketime me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 12 gramë.

Komento: