Kapet i dyshuari për djegjen e ambulancës në Rahovec

23:26 | 21 Dhjetor 2025
Kapet i dyshuari për djegjen e ambulancës në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.

Policia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë.

“Rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri në fshatin Ratkoc, në komunën e Rahovecit. Njësitet policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të Qendrës së Mjekësisë Familjare të këtij fshati. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale edhe në objektin e QMF-së”

Komento: