Kapet kosovari 27-vjeçar me kartëmonedha false prej 50 eurosh

23:01 | 29 January 2020

Është kapur kosovari 27-vjeçar me kartëmonedha false prej 50 eurosh.

Natën e së dielës (26 janar 2020), një i ri 27-vjeçar në një pijetore në qytetin e Zug-ut ka paguar për pijet që ka konsumuar 12 herë me nga 50 euro, shkruan polizeineës.ch. Por, ndërkohë u mor vesh se eurot e tij kishin qenë të falsifikuara dhe ai u raportua në polici.

Hetuesit policorë i kanë dërguar shërbimet e urgjencës tek një 27-vjeçar kosovar që jeton në kantonin e Schëyz-it, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, të bërë me urdhërin e Prokurorisë publike të kantonit Zug, është gjetur dhe konfiskuar edhe një tjetër kartmonedhë e rreme prej 50 eurosh.

Mashtruesi i dyshuar është marrë në arrest të përkohshëm dhe është marrë në pyetje nga policia. Pastaj ai është lënë i lirë nga mbajtja e policisë.
Se si i ka siguruar 27-vjeçari eurot e rreme, është objekt i hetimeve në vazhdim.

Nga perspektiva e tanishme, nuk mund të përjashtohet që kartëmonedha të falsifikuara kanë qenë në qarkullim tashmë në ditët para kapjes së 27-vjeçarit, përcjell albinfo.ch.

Policia ka lutur personelin që të ketë vëmendjen e nevojshme kur pranojnë kartëmonedhat. Perceptimet e dyshimta në lidhje me paratë e falsifikuara duhet të raportohen menjëherë në polici (T 041 728 41 41).

Komento: