Kapet ‘mat’ Juli i “Për’puthen, i zbulohet partneri

13:13 | 01 Tetor 2021

Juli i “Për’puthen 3” kapet ‘mat’, i zbulohet partneri.

Juli i “Përputhen 3” është djali më i ri në këtë edicion.

Ai është mjaft i angazhuar në debatet që mbahen në studio ku shpesh edhe ka marrë vëmendje, shkruan lajmi.net.

Vëmendje të madhe Juli mori që nga momenti që u bë pjesë e emisionit, sidomos për shkak të deklaratës së tij bombastike.

“Sikur të isha vajzë, do të isha lezbike”, kështu ishte shprehur 20 vjeçari natën e parë të edicionit atëherë kur Bora po bënte prezantimin e tij.

Ndërkohë sot faqja e njohur në Instagram, “Vipat e Bllokut” kanë postuar dy fotografi ku kanë bërë një krahasim mes bios së instagramit të Julit dhe një djalit tjetër të quajtur Enbitri.

“Njerëz që qëndrojnë” është thënia që të dy djemtë e kanë të shënuar në bio duke e shoqëruar me një zemër ngjyrë blu.

Derisa faqja e njohur ngriti dyshimet për një lidhje të mundshme mes dy djemve.

Komento: