Kapet në Prishtinë hajni nga Shqipëria

10:56 | 29 Shtator 2025
Kapet në Prishtinë hajni nga Shqipëria

Hetuesit e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit kanë arrestuar të dielën një person të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit, i dyshuari me iniciale E.Z., është shtetas i Shqipërisë dhe është i moshës 31-vjeçare.

I njëjti, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Komento: