Kapet një sasi e konsiderueshme e arit dhe armësh në Prishtinë

10:54 | 05 October 2022

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi në veturën e tij të tipit Mercedes, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e arit.

Rasti ka ndodhur në Vetërnik të Prishtinës.

Po ashtu gjatë kontrollit është gjetur edhe një revole e tipit Sig Sauer dhe 55 copë fishekë dhe tre karikator.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sekuestrohet një armë zjarri si dhe stoli që dyshohet të jenë ari

Prishtinë, 05 tetor 2022 – Mbrëmë rreth orës 21:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Mercedes, me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

– Një revole të tipit SigSauer, e kalibrit 9 mm,

– Pesëdhjetepesë (55) copë fishek të kalibrit 9 mm,

– Tre (3) karikator, si dhe

– Një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari.

I dyshuari;

-V. K, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganor për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara.

Komento: