Kapiteni i Atalantas falënderon Milanin dhe Interin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kapiteni i Atalantas falënderon Milanin dhe Interin

12:53 | 12 Korrik 2019

Atalanta do të luajë ndeshjet e shtëpive të tyre në Ligën e Kampionëve në San Siro, pasi arriti të marrë pëlqimin nga Milan dhe Inter.

Kapiteni i Bergamas, Alejandro Gomez me këtë rast ka falendëruar klubet milaneze.

“Për fat të keq, Liga e Kampionëve nuk do të luhet në stadiumin tonë, prandaj në emër të shokëve të skuadrës, ne dëshirojmë të falënderojmë Interin dhe Milanin për të na mirëpritur në stadiumin e tyre të lavdishëm”, ka shkruar ai, përcjell ORAinfo.

“Për ne, është thelbësore të mos bëjmë udhëtime të gjata, veçanërisht në një konkurrencë të tillë të vështirë, ne do të japim më të mirën e vetes. Faleminderit shumë”, përfundoi ai. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!