Kapiteni i Kosovës tregon si do ta mposhtin Bullgarinë

21:29 | 21 Mars 2019

Herolind Shala ka thënë se shanset për fitore me Bullgarinë janë të mëdha.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës për ndeshjen e sotme, Herolind Shala, ka thënë se gabimet e bëra gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së sotme do t’i përmirësojnë në lojën me Bullgarinë.

“Ishte ndeshje e mirë, kishim disa probleme në pjesën e dytë, duhet t’i përmirësojmë në ndeshjen e ardhshme. Me rendësi kemi marrë një barazim me një kombëtare të fortë siç është Danimarka”, tha ai.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka shanse të mëdha në fitoren me Bullgarinë.

“Shanset janë të mëdha për Bullgarinë, ne duhet me u rikoperu mirë sepse ajo do të jetë finalja”, ka thënë ai.

Komento: