Kapiteni i Milanit mund të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë me Rosonerët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kapiteni i Milanit mund të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë me Rosonerët

10:53 | 23 Shkurt 2019

Menaxheri i Milanit Rino Gattuso ka përshëndetur ndikimin që ka pasur Alessio Romagnoli në klub, duke thënë se ai mund të shkruajë faqe të rëndësishme të historisë së klubit.

Pas fitores 3-0 të Milanit ndaj Empoli në San Siro, Gattuso ka folur fjal të mëdha për kapitenin e Rosonerëve, Romagioli.

“Romangioli ka hapësirë të madhe për përmirësim, mund të jetë një lojtar që mund të shkruajë faqe të rëndësishme me këtë fanellë. Ai e ka gjetur çelësin brenda kokës së tij, po kujdeset më mirë, gjëra me kritere”, tha ai.

Milani mbrëmë shënoi fitore të rëndësishme për të ruajtur vendin e katërt, vend ky që i siguron pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: