Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë

22:05 | 03 Korrik 2021

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë.

Një banesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se nga shpërthimi i një bombole gazi, është përfshirë nga zjarri një banesë në Lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Bëhet e ditur se nuk ka viktima apo persona të lënduar nga shpërthimi i zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin.

Komento: