Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë

15:37 | 19 Maj 2019

Është kapluar sot nga zjarri një banesë në rrugën C në Prishtinë.

Nga ky zjarr nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 e kemi pranuar një informate për një incident zjarri në rrugën “C” në Prishtinë, saktësisht në një banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti

Komento: