Kryetari me koeficientin më të lartë, kaq do të jetë paga e Përparim Ramës.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të pagave për këtë vit do të jetë 105, shkruan Reporteri.
Ky koeficient pritet të rritet vitin e ardhshëm në 110.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të ketë pagën më të madhe nga të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë.
Kjo pasi koeficienti i pagave për kryetarët e komunave do të llogaritet në bazë të numrit të banorëve që kanë komunat.
Kryetari i Komunës së Prishtinës me koeficient 15, do të ketë pagë 1575 euro.
Pas tij me koeficient 13 apo pagë 1365 euro do të jenë kryetarët e komunave me mbi 100 mijë banorë.