
Prishtina, së shpejti do ta ketë tregun e ri të qytetit.
Tanimë Komuna e Prishtinës ka hapur tenderin për ndërtimin e Tregut të ri të qytetit, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Tregu i ri i Qytetit tashmë është në prokurim. Tenderi është i hapur deri me 10 shkurt dhe pas fazës së ankesave mund të fillojmë me ndërtim”, ka shkruar ai.
Në bazë të kontratës, Komuna e Prishtinës për ndërtimin ka paraparë të ndajë hiç më pak se 5 milionë e 524 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Tenderi është i hapur deri më 10 shkurt ora 14:00