Kaq do të kushtojë sot çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë

09:02 | 12 Korrik 2022

Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton ministria, transmeton Express, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër“.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Komento: