Ka shumë familje në Kosovë që jetojnë me ndihma sociale.
Mbijetesa e mbi 25 mijë familjeve në Kosovë varet nga ndihma sociale.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuara në vjetarin për vitin 2019-të, gjatë vitit 2018-të 25 mijë e 345 familje kanë përfituar nga ndihma sociale.
Krahasuar me vitin 2017-të, numri i familjeve që kanë përfituar nga ndihma sociale ka shënuar rënie. Para dy viteve 26 mijë e 117 familje kishin përfituar nga ndihma sociale.
Tashmë në vitin 2019-të besohet se numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma sociale ka rënë nën 25 mijë.
Numri i personave që kanë përfituar nga ndihma sociale në vitin 2018-të ka qenë 103 mijë e 409.
Nëse përkthehet në para kjo ndihmë sociale, atëherë buxhetit të Kosovës i kushton mbi dy milionë euro.