Kaq fitojnë Interi dhe Milani nga finalja e Superkupës

17:09 | 16 Janar 2023

Shifrat që fitojnë Interi dhe Milani nga finalja e Superkupës.

Milani dhe Interi po përgatiten për të luftuar për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Italisë, një ndeshje me stimuj sportiv dhe ekonomik.

E planifikuar për të mërkurën më 18 janar në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd në Riad”, kjo finale e Superkupës Italiane do të jetë e fundit që do të luhet në Arabinë Saudite pas marrëveshjes me Serinë A të bërë në nëntor të vitit 2018.

Marrëveshja i dha ligës dhe klubeve përfitime ekonomike, diçka që Milani dhe Interi do të jenë të lumtur të marrin këtë javë, përcjellë lajmi.

Siç theksohet nga “Calcio e Finanza”, çdo finale e Superkupës së Italisë vlen rreth 7.5 milionë euro, me 10% të asaj që shkon për Serie A. 90 përqindëshi tjetër ndahet mes dy klubeve pjesëmarrëse, me skuadrën fituese që merr vetëm 500,000 euro më shumë sesa humbësi.

Kjo tarifë prej 7.5 milionë euro do të kishte qenë më pak nëse një nga Interi, Milani, Juventusi apo Roma do të mungonin, duke treguar dëshirën për të pasur klube të mëdha që konkurrojnë për këtë trofe.

Komento: