Kaq i kushtoi Milanit renovimi i Tonalit

17:07 | 10 September 2022

Sandro Tonali, nënshkroi rinovimin e kontratës së tij pasditen e djeshme dhe AC Milan e njoftoi menjëherë pas. Sigurisht që kushtet e reja të kontratës kanë ndryshuar shifrat në bilanc.

Mesfushori ishte një lojtar kyç për Milanin sezonin e kaluar dhe ai ka vazhduar të bëjë mirë këtë sezon. Ai jep gjithçka në fushë dhe është pikërisht lojtari që Rossonerët kanë nevojë në dyshen e mesfushës për të plotësuar Ismael Bennacer, përcjell ORAinfo.

Siç shpjegohet nga Calcio e Finanza, Milani pagoi 5 milionë euro për të huazuar Tonalin në verën e vitit 2020 dhe përfundoi duke e shlyer atë për 10 milionë euro vitin e ardhshëm. Lojtari nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 1.2 milionë euro në vit, duke ulur pagën e tij fillestare për të qëndruar në klub.

Në 2021/22, Tonali cilësohet 4.2 milionë euro në bilanc ndërmjet amortizimit (2 milionë euro) dhe pagës bruto (2.2 milionë euro). Me kontratën e re, shifrat për 2022/23 do të jenë 1.2 milionë euro për amortizimin dhe 4.6 euro për pagën (gjithsej 5.8 milionë euro)./ORAinfo/

Komento: