Kaq janë pritjet në pikat kufitare

11:33 | 27 July 2019

Kjo është situata në pikat kufitare.

Kthimi i mërgimtarëve po bën që në pikat kufitare të krijohen kolona të shumta.
Atyre po u duhet të presin rreth një orë për të kaluar kufirin Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, me pak vonesa për momentin ka tek pika kufitare Dheu i bardhë e cila po zgjat deri në 20 minuta.

Kurse në vendet tjera kufitare Muçibabë, Multivodë, Jarinjë pritja po zgjat 3 deri në 5 minuta.

Gjatë ditëve në vijim mërgimtarët janë përballur me pritje të gjata në pikat kufitare, që destinacion kishin vendlindjen e tyre.

Komento: