Kaq kohë mund të mbijetojë COVID-19 tek mishi dhe peshku i ngrirë

17:05 | 23 August 2020

Studimi i ri: Kaq kohë mund të mbijetojë COVID-19 tek mishi dhe peshku i ngrirë.

Shkencëtarët po paralajmërojnë se ushqimet e kontaminuara mund të shkaktojnë shpërthim të koronavirusit, pasi ai mbijeton në temperaturat e ngrirjes.

Koronavirusi mund të mbijetojë te mishi dhe peshku i ngrirë për 3 javë, sugjeron një studim i ri.

Pjesë salmoni, pule dhe derri në supermarketet në Singapor u prenë në feta dhe aty u vendosën kampione virusi. Mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën më pas në ngrirje për të parë nëse Covid-19 mund të mbijetonte. Ato u mbajtën në kushte që simulojnë temperaturat e përdorura për transportimin e ushqimit mes vendeve të ndryshme – nga minus 4 që është temperatura standarde e ftohjes deri në minus 20 gradë Celsius.

Pas 21 ditësh, koronavirusi ishte ende i pranishëm në copat e mishit dhe të peshkut. Shkencëtarët thonë se kjo mund të shpjegojë shpërthimet në vendet që nuk kanë pasur raste të koronavirusit për periudha të gjata, si Vietnami, Zelanda e re apo pjesë të Kinës. Edhe pse ekspertët janë të bindur se sëmundja nuk transmetohet përmes ushqimit, ambalazhi i kontaminuar mund të bëhet shkak për përhapjen e infeksionit.

Komento: