Befasuese: Ja sa kohë u duhet syve që të përshtaten plotësisht me errësirën.
Së pari, është e pamundur të shohësh diçka në errësirë totale.
Errësira totale nënkupton mungesën e dritës, ndërsa të parit varet nga drita. Është mjaft e rrallë të ndodhesh në një situatë me errësirë totale, qoftë edhe natën. Dritat e qytetit që reflektojnë retë, fenerët e makinave, hëna, yjet, madje edhe shkëlqimi i ajrit në qiell të natës – e mbushin natën me dritë të zbehtë. Shumica e përvojave me errësirën janë në të vërtetë raste të errësirës së pjesshme; ku ka akoma një sasi të vogël drite të pranishme. Me kalimin e kohës së mjaftueshme, sytë e njeriut mund të përshtaten që të shohin nivelet e ulëta të dritës të pranishme në errësirë të pjesshme.
Sytë e njeriut duan disa orë për t’u përshtatur plotësisht me errësirën dhe për të arritur ndjeshmërinë e tyre optimale ndaj kushteve të dritës së ulët. Fitimet më të shpejta në ndjeshmërinë e shikimit bëhen në minutat e para pas ekspozimit ndaj errësirës. Për këtë arsye, shumë njerëz mendojnë se vetëm pas disa minutash, sytë e tyre kanë arritur ndjeshmërinë e tyre kulmore. Por disa orë pas ekspozimit në errësirë, sytë e njeriut vazhdojnë të përshtaten dhe të bëjnë fitime të vogla në ndjeshmëri.
Ka disa faktorë që kontribuojnë që sytë e njeriut të përshtaten me errësirën. Siç përshkruhet në tekstin shkollor Optometry: Techniques Science and Clinical Management, redaktuar nga Mark Rosenfield dhe Nicola Logan, tre faktorët kryesorë që ndikojnë në përshtatjen me errësirën janë: bebëza e syrit, qelizat konike dhe qelizat shufrike.
Bebëza është vrima e errët afër pjesës së përparme të syrit tuaj që lejon dritën të hyjë në sy, në mënyrë që drita të formojë një imazh në pjesën e pasme (retinë). Irisi i cili e rrethon bebëzën, përmban muskuj që kontrollojnë madhësinë e bebëzës. Kur përballen me kushte kur drita është e zbehtë, bebëza zgjerohet. Ky zgjerim lejon sa më shumë dritë në sy, në mënyrë që ndjeshmëria të rritet. Kontributi i bebëzës në përshtatjen e syrit me errësirë zgjat vetëm disa sekonda deri në një minutë për t’u kompletuar.
Qelizat konike përgjatë retinës tuaj, janë përgjegjëse për shikimin e ngjyrave. Ngjashëm me një rrjet pikselësh në një aparat fotografik dixhital, një grup i gjerë i qelizave konike përgjatë retinës ‘zbulon’ copa të ndryshme të dritës me ngjyra që përbëjnë imazhin që ju shihni. Sytë e njeriut kanë qeliza konike të kuqe, të gjelbra dhe të kaltra. Të gjitha ngjyrat e tjera që ekzistojnë përjetohen nga njerëzit si përzierje e së kuqes, gjelbrës dhe së kaltrës.
Vetë qelizat konike mund të përshtaten me errësirë të pjesshme. Qelizat konike përmbajnë Rodopsinë, e cila është një nga shumë kimikalet e ndjeshme ndaj dritës. Rhodopsina është shumë e ndjeshme ndaj dritës dhe është kimikali kryesor që përdoret nga qelizat konike kur shihet në dritë të zbehtë. Problemi është se rhodopsina është aq e ndjeshme ndaj dritës, sa që nën nivelet normale të dritës, drita deformon dhe çaktivizon këtë kimikal. Pjesën më të madhe të kohës, kur jeni ‘të shoqëruar’ me dritë normale, rhodopsina në sytë tuaj është e çaktivizuar. Me ekspozimin ndaj errësirës, rhodopsina është në gjendje të rigjenerohet dhe riaktivizohet, duke u bërë përsëri e ndjeshme ndaj dritës dhe duke përmirësuar shikimin tuaj gjatë natës. Por ky proces i rigjenerimit kërkon kohë. Qelizat konike marrin rreth 10 minuta për t’u përshtatur në errësirë.
Së fundi, qelizat shufrike në sytë tuaj janë përgjegjëse për të parit bardhë e zi. Ata janë ‘goditësit përfundimtar’ kur bëhet fjalë për të parit në kushte të dritës së dobët. Qelizat shufrike në shytë tuaj arrijnë këtë vizion të shkëlqyeshëm të natës përmes disa mekanizmave:
1. Ashtu si konet, qelizat shufrike përmbajnë rhodopsin, kimikal që është shumë i ndjeshëm ndaj dritës. Në fakt, qelizat shufrike kanë më shumë në rhodopsin sesa qelizat konike, duke bërë secilën qelizë të vetme shufrike të jetë rreth 100 deri në 1000 herë më e ndjeshme se një qelizë e vetme e konike adaptuar plotësisht.
2. Ka shumë më shumë qeliza shufrike në retinë (100 milion) sesa ka kone (5 milion).
3. Disa qeliza shufrike lidhen me të njëjtin sinjal dalës (i njëjti interneuron). Ky fakt lejon që nivelet më të ulëta të dritës të zbulohen me koston e rezolucionit të imazhit.
4. Qelizat shufrike reagojnë ngadalë ndaj dritës (ato mbledhin dritë për periudha të gjata kohore). Kjo përgjigje e ngadaltë do të thotë që nivele më të ulëta të dritës mund të zbulohen me koston e ndjerë të ndryshimeve të shpejta në kohë.
Qelizave konike duhen disa orë për tu adaptuar plotësisht në errësirë. Astronomët ekspertë me sy të lirë e dinë mirë këtë fakt.
Përmbledhje: me ekspozimin ndaj errësirës, bebëzat tuaja zgjerohen për disa sekonda, kone tuaja përshtaten për 10 minuta dhe qelizat shufrike përshtaten plotësisht pas disa orësh.
Marrë nga: “Pyetjet shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.