Kaq miliona i humbi Trusti për shkak të luftës në Ukrainë

12:16 | 30 March 2022

Sa miliona i humbi Trusti për shkak të luftës në Ukrainë?

Fondi i Kursimeve Pensionale ka regjistruar humbje milionëshe pas luftës në Ukrainë. Por, përfaqësuesit e Trustit kanë dhënë sot një lajm të mirë, duke treguar se pothuajse gjysma e këtyre parave tashmë janë rikuperuar, raporton Express.

Pas luftës në Ukrainë, investimet shënuan rënie për rreth 90 milionë euro.

E tash kur janë bërë mbi një muaj nga fillimi i luftës, përfaqësuesit e Trustit kanë thënë se 35 milionë euro janë rikuperuar tashmë.

Sipas drejtuesve të Bordit të Trustit, prej 90 milionë eurove humbje, kjo shumë është rikuperuar ose zvogëluar në 55 milionë euro ose 2.4 për qind.

Shkaku i luftës, Drejtori i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, tha se ky do të jetë një vit sfidues.

“Tronditjet e mëdha të shkurtit, një pjesë janë rikuperuar, por ky vit do të jetë sfidues për Trustin për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Morina.

Komento: