Kaq milionë euro i kërkon Lille Milanit për Botman

00:00 | 19 Shkurt 2022

Rossonerët, nuk e kanë ndërmend të dorëzohen deri te transferimi i Botman.

AC Milan vazhdon të bastojë fuqishëm për Sven Botman për sezonin e ardhshëm, siç e dëshmoi edhe takimi i djeshëm me agjentët e mbrojtësit.

Kuqezinjtë duan të parashikojnë konkurrencën e merkatos së verës dhe në javët në vijim do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Lille,përcjell ORAinfo.

Klubi francez kërkon 30 milionë euro për të lënë lojtarin holandez të largohet, ndërsa skuadra italiane synon të ulë kërkesën e tyre në 25 milionë euro (përfshirë bonuset)./ORAinfo/

Komento: