Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

17:13 | 21 Gusht 2022

Bashkatdhetarët po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë në vendet e Evropës

Qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe mërgimtarët, po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare në rrugën e tyre drejt vendeve evropiane.

Një qytetar, i cili është nisur dje në ora 15:00 nga Prishtina, ka treguar se në këto momente, pra në ora 15:30, do të thotë 24 orë që nga nisja, po bëhen gati të hyjnë në Slloveni.

Qytetari ka treguar se në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë i ka rënë të presë 5 orë, po aq orë edhe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë. Pritje kaq e gjatë i ka ndodhur edhe në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Komento: