Kaq pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

15:42 | 14 Gusht 2022

Koronavirusi po vazhdon të jetë i pranishëm në mesin tonë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njofton se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë 55 pacientë duke u trajtuar me COVID-19.

Sipas raportit në Klinikë Infektive janë 20 pacientë, ndërsa 2 në Mjekim Intensiv.
Gjithashtu, në Pediatri janë dy pacientë dhe 1 në Neonatologji.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportet e datës 14 gusht 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 55 pacientë me Covid-19 janë në trajtim mjekësor.

Raporti i datës 14 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Komento: